fbpx

Bahtiri: Nga krimi e kontrabanda, Mitrovicën e kthyem në qytet të paqes

Bahtiri: Nga krimi e kontrabanda, Mitrovicën e kthyem në qytet të paqes

Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që ka bërë ndryshime në të mirë të qytetit të Mitrovicës.

Në një postim në Facebook, Bahtiri shkruan se, nga korrupsioni e kontrabanda, Mitrovicën e ka kthyer në qytet të paqes.

“Mitrovica nga qytet i tensioneve, korrupsionit, krimit e kontrabandës, për katër vite është kthyer në qytet me plazhet më të bukura, Liqenin Akumulues më të veçantë, fabrikën më unike, sheshin më të bukur dhe në qytet të paqes. Së bashku do t’ia kthejmë shkëlqimin e dikurshëm edhe Trepçës”, ka shkruar Bahtiri.