fbpx

Bahtiri paralajmëron peticion të qytetarëve për ‘bashkimin’ e Mitrovicës

Bahtiri paralajmëron peticion të qytetarëve për ‘bashkimin’ e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës ka mbajtur sot mbledhjen e Bordit të Drejtorëve në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka njoftuar ekzekutivin se vendimi i marrë unanimisht nga Kuvendi Komunal me datën 30.11.2018 me të cilin i është propozuar Qeverisë së Kosovës inicimi i procedurës për ndryshim të ligjit Nr./ L-041 për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës ku Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka lejuar që konkluzioni i miratuar të delegohet tek institucionet qendrore duke e konsideruar si jo legjitime.

Prandaj kryetari Bahtiri me pëlqimin e drejtorëve komunal do të iniciojnë edhe një peticion i cili do të përmbaj me qindra e mijëra nënshkrime të qytetarëve nga e gjitha Kosova me qëllimin e vetëm që qyteti i Mitrovicës të jetë i bashkuar.

”Nuk do të ketë organ që do të ndalë iniciativën dhe vullnetin e mirë të qytetarëve për bashkim të qytetit dhe që kjo kërkesë të delegohet tek organet kompetente të thirrura për miratimin e ligjeve të Kosovës. Andaj nëse kjo kërkesë pengohet jo ligjërisht atëherë do të ju drejtohemi qytetarëve për realizimin e një peticioni i cili do të ketë me qindra e mijëra nënshkrime”, thuhet në komunikatën e Komunës së Mitrovicës.