Bahtiri pasi disa kryetarë komunash si shkuan në takim Kurtit: Shëndeti qytetarëve të jetë mbi secilën temë

Bahtiri pasi disa kryetarë komunash si shkuan në takim Kurtit: Shëndeti qytetarëve të jetë mbi secilën temë

Kryetari i MItrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka komentuar mospjesëmarrjen e disa kryetarëve në takim me Kurtin, duke shtuar se “shëndeti i qytetarëve duhet të jetë mbi secilën temë”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, për të martën ka ftuar kryetarët e komunave për një takim e që të diskutohet rreth situatës me pandeminë.

Por, Asociacioni i Komunave të Kosovës, kërkoi që takimi të bojkotohet, pasi siç thonë ata “AKK e kanë larguar nga Komiteti për Menaxhim të Pandemisë”.

“Rastet tashmë kanë filluar të kenë një rënie, mirëpo duhet të jemi të përkushtuar plotësisht që të zbatojmë edhe masat që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Të dielën ishte mbledhur Këshilli për Siguri Kombëtare.

Pas atij takimi, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dolën në një konferencë për media.

Kërkuan gjobitje për shkelësit e kufizimeve anti-COVID.

Momentalisht në Kosovë janë në fuqi masat kundër pandemisë.

Këto masa përfshinë masa të detyrueshme, kufizim të orarit të gastronomisë, si dhe orë policore. /Insajderi.com