Bahtiri – PDK’së: Gara në Mitrovicë ka veç një fitues, me Kurtin bashkë nën petkun e VV-së

Bahtiri – PDK’së: Gara në Mitrovicë ka veç një fitues, me Kurtin bashkë nën petkun e VV-së

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili është kandidat edhe për një mandate në krye të kësaj komune, ka ironizuar me Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se “dega e PDK-së në Skenderaj – nëndega në Mitrovicë, i shtyn qytetarët të komentojnë me zor se kandidati i tyre do ta fitojë garën”, njofton Insajderi.com.

Bahtiri me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se gara për të parin e komunës së Mitrovicës, e ka një formulë dhe një fitues.

“Kjo garë ka vetëm një fitues dhe një formulë, ku qëndrojmë bashkë unë dhe Albin Kurti nën petkun e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar më tej Bahtiri.

Ndryshe, në këtë garë që pritet të mbahet më 17 tetor, nga PDK-ja ka hyrë Bedri Hamza. /Insajderi.com