Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka komentuar zhvillimet e fundit.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili është pjesë e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Qeverisë Hoti duke e quajtur Qeveri e zbatimit të Planit të presidentit Thaçi.
Këto komente ai i bëri në një intervistë për gazetën, “Epoka e Re”, ku Bahtiri tha se kjo qeveri është e kapur dhe ka përfituara nga situata.
“Kjo qeveri është e kapur. Kjo qeveri ka përfituar prej situatës dhe e ka grabitur pushtetin pa të drejtë. Kjo qeveri nuk bën asgjë tjetër përveç zbatimit të planit të Hashim Thaçit i cili synon që brenda mandatit të vet të arrijë një marrëveshje me Serbinë. Kjo qeveri ka rrëzuar një qeveri legjitime, e cila ishte vullnet i qytetarëve dhe e cila kishte filluar të punojë mjaft mirë. Kjo tregon se shteti mbetet ende i kapur”, ka thënë ai.
Per takimin e 27 Qershorit në Shtepinë e Bardh, Bahtiri, tha se nuk beson se do të ketë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, por do të përcaktohen pikat kryesore.
“Mendoj se në takimin e 27 qershorit nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare. Tani është pak më ndryshe. Në këtë takim besoj se do t’i përcaktojnë kornizat kryesore të procesit. Ky maliverzim që ka ndodhur dhe do të ndodhë, nuk do të jetë asgjë më shumë ose më pak sesa e ka paraparë Hashim Thaçi”, ka deklaruar Bahtiri.
Agim Bahtiri aderoi në LVV vitin e kaluar, ai kishte fituar dy mandate si kryetar i Mitrovicës si pjesë e AKR-së. /Insajderi/