![Bahtiri reagon pas dhunimit të të miturës nga dy persona në Mitrovicë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/12/a-do-te-kandidoje-serish-per-kryetar-te-mitrovices-flet-agim-bahtiri-730x440.png)
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka reaguar pas raportimeve se një e mitur është dhunuar nga dy persona në një fshat të Mitrovicës, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Bahtiri ka ftuar organet e hetuesisë që ta kryejnë punën e tyre.
Kryetari i Mitrovicës thotë se kryerësit e këtij akti duhet të marrin dënimin që e meritojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
“E dënoj ashpër rastin e dhunimit të vajzës së mitur, që ka ndodh para dy ditësh në një fshat të Mitrovicës. Ftoj organet e hetuesisë që ta kryejnë punën e tyre me efikasitet, ku kryerësit të këtij akti të tmerrshëm duhet të marrin dënimin e merituar sa më shpejt që është e mundshme”, ka shkruar Bahtiri. /Insajderi.com