fbpx

Bahtiri: Do të marrë vendime në interes të qytetarëve

Bahtiri: Do të marrë vendime në interes të qytetarëve

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri në takimin elektoral në Mitrovicë tha para të pranishmëve se gjatë fushatës zgjedhore është takuar me çdo qytetar të komunës dhe ka marrë një përkrahje të madhe. Ai tha që po do të marrë vendime në interes të qytetarëve të vet, në interes të qytetit.

“Jemi në fund të fushatës, kemi takuar çdo qytetarë në çdo cep në çdo lagje në çdo fshat, kudo që kemi shkuar kemi marrë një përkrahje të madhe sepse kryetari i qytetarëve te Mitrovicës që ka marrë vendime në interes të qytetarëve të vet, jo në interes të partisë, por të qytetit të kulturës, i dijës, i shkencës, para të pranishmëve”, ka thënë Bahtiri

Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Kurti ka kërkuar që sa më shumë të votohet që në fund të festohet me një fitore të madhe.

“Agimi është  bërë gati të fitojë, e kundër kandidatja le të bëhet gati që të humbë. Agimi nuk fal as nuk shet tokë të Mitrovicës, ne do të bashkë qeverisim kundër ndarjes dhe kundër krimit.”, përfundoi deputeti Albin Kurti”, ka thënë Kurti.