Bahtiri tregon çfarë i ka thënë Agim Veliut për postin e kryeparlamentarit

Bahtiri tregon çfarë i ka thënë Agim Veliut për postin e kryeparlamentarit

Agim Bahtiri nga VV-ja tha se është i zhgënjyer shumë nga dy partitë për mos arritjen e marrëveshjes.

Sipas tij janë zhgënjyer edhe votuesit e të dy palë partive por që më shumë të LDK-së siç thotë Bahtiri.

Ai në një lidhje direkte në Pressing tha se nuk ka kthim mbrapa, dhe se këto fjalë ja ka thënë edhe Agim Veliut.

“Optimist janë kanë krejt VV-ja, dhe kemi pritur që të bëjmë shpejt Qeverinë, sepse qytetarët kanë dhënë verdiktin që këto dy parti të udhëheqin, Kjo që po ndodh më ka zhgënjyer shumë, ku i ka zhgënjyer të gjithë votuesit e LDK-VV, e më shumë të LDK. Unë i kam treguar parpramë përmes Agim Veliut  se ne nuk do të kthehemi mbrapa, sepse posti më i lartë i institucionev të shtetit nuk luhet. Kjo është një lojë e fëmijëve, mos luni më këtë pozitë, këtë porosi ja kemi dërgu Isa Mustafës përmes Agim Velit”, ka thënë Bahtiri.