Bahtiri tregon nëse do të kandidojë sërish për kryetar të Mitrovicës

Bahtiri tregon nëse do të kandidojë sërish për kryetar të Mitrovicës

Kryetari aktual i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se do të rikandidojë për të parin e komunës.

Ai ka deklaruar se ka ende punë për të bërë dhe e dëshiron sërish këtë pozitë.

“Sigurisht, duke ditur specifikat e Komunës së Mitrovicës, duke e ditur se mund të ndodh diçka jashtë konceptit tim që e kam zhvilluar qe gati 8 vite…mendoj se do të jem kandidat i mundshëm për kryetar të Mitrovicës”, ka pohuar Bahtiri në DPT te Fidani.

“Unë po mendoj që Po (do të rikandidojë) për arsye se sikur të kisha menduar ndryshe do të isha kandidat për deputet dhe do të votohesha shumë nga qytetarët”, ka theksuar ai.

Bahtiri ka thënë se për postin e kryetarit të Mitrovicës nuk ka konkurrent, as brenda VV-së por as nga partitë e tjera./Insajderi.com