
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se partia e tij, Vetëvendosja, do të arrijë të grumbullojë 65% të votave vetëm në rajonin ku qeveris ai, njofton Insajderi.
Bahtiri këto komente i ka bërë në ‘Facebook’, pas takimit me strukturat e LVV-së në degën e Mitrovicës.
Sipas tij, ata shprehën gatishmëri për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
“Së bashku u dakorduam që të mobilizohemi në çdo fshat e çdo lagje, në mënyrë që në zgjedhje të arrijmë fitore më të lartë se 65% të votave në Mitrovicë”, ka potencuar Bahtiri.
Ai ka thënë tutje se fitorja e VV-së është e domosdoshme./Insajderi.com