Bajqinovci ironizon me protestën e paralajmëruar nga PDK: “Në mbrojtje të hajnisë”

Bajqinovci ironizon me protestën e paralajmëruar nga PDK: “Në mbrojtje të hajnisë”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas paralajmërimeve të Partisë Demokratike të Kosovës se do të organizojnë protesta kundër Qeverisë Kurti, njofton Insajderi.

Bajqinovci në llogarinë e tij në Facebook ka ironizuar me protestën e paralajmëruar nga PDK, duke e lidhur me slloganin “Në mbrojtje të hajnisë”.

“PDK-ja po kërkon protesta kundër projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Motoja e protestës “Në mbrojtje të hajnisë”, ka shkruar deputeti i VV.

Partia më e madhe opozitare në vend ka paralajmëruar organizimin e një proteste për mbrojtjen e interesit qytetar në rast se cenohet ai nga ekzekutivi i ri. /Insajderi.com