Bajqinovci: Kur flet opozita për korrupsion i bjen sikurse Al Capone me akuzu Edgar Hoover-in për punë jo efikase

Bajqinovci: Kur flet opozita për korrupsion i bjen sikurse Al Capone me akuzu Edgar Hoover-in për punë jo efikase

“Kur flet opozita për korrupsion i bjen sikurse Al Capone me akuzu Edgar Hoover-in për punë jo efikase”.

Kështu ka thënë të shtunën deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci.

Ai i është përgjigjur akuzave të partive opozitare drejtuar pushtetit për “nepotizëm” dhe “korrupsion”.

Opozita po pretendon se Qeveria Kurti “ka filluar “kapjen e shtetit”.

Bajqinovci edhe më parë kishte ironizuar me opozitën, duke kërkuar nga “të jenë më kreativë në kritikën e tyre”.

Por, të njëjtën e ka thënë edhe kryeministri Albin Kurti.

Madje ky i fundit “i ka ofruar opozitës ide si ta kritikojnë”.

Disa emërime nëpër borde dhe në stafe politike janë bërë shkak që opozita të hedh akuza karshi Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky subjekt politik vazhdimisht ka kritikuar qeveritë e kaluara për “nepotizëm” dhe ka fituar zgjedhjet me “alternativë qeverisëse”, për të gjithë, pa dallim. /Insajderi.com