Bajqinovci: LVV do ta qeverisë Kosovën për 12 vite

Bajqinovci: LVV do ta qeverisë Kosovën për 12 vite

12 vite do të qeverisë Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë.

Ky ishte parashikimi i deputetit të kësaj partie, Mefail Bajqinovci, gjatë një interviste në ATV.

Për gjatë kësaj periudhe qeverisjeje, Baqinovci beson që Kosova do të jetë më afër integrimit në Bashkimit Evropian

“Në katër vitet e ardhshme Qeveria ‘Kurti’ do ta menaxhojë këtë vend për 4 + 4 + 4 (vjet), pastaj do të shohim kur do ta vendosim një sistem dhe ne do të jemi Qeveria e parë e cila do ta sjellë Kosovën më afër BE-së,“-ka thënë Bajqinovci.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit fitoi mbi 50 përqind të votave.

Vetëm komunitet pakicë joserbe iu nevojiten për ta formuar Qeverinë. /Insajderi.com