Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, tha se “nuk do të ndalën së publikuari skandale të kryeministrit Hoti”.
Nëpërmjet një deklarate në Facebook, ai tha se Hoti “i quan të dhunshëm kur i publikohen skandalet”.
“Ne nuk do ndalemi Avdullah. Do ta publikojmë çdo skandal tuajin si kryeministër, e në të njëjtën kohë po e tenton ta mashtrosh popullin”.
Bajqinovci përmendi vjedhjen e 2.1 milionë eurove dhe po ashtu grabitjen e arkës në AVUK.
“Hallin e ke te skandalet që po t’i publikojmë, nëse është dhunë verbale skandali i dy milionëshit apo vjedhja arkës në AVUK si dhe vendimet e tua skandaloze atëherë ne qenkemi me të vërtetë të “dhunshëm”, ka shkruar ndër tjerash Bajqinovci. /Insajderi.com