Bajqinovci: Nuk ka përçarje mes LVV-së dhe Listës Guxo

Bajqinovci: Nuk ka përçarje mes LVV-së dhe Listës Guxo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk ka përçarje ndërmjet koalicionit LVV dhe Listës Guxo.

Kjo deklaratë e tij erdhi, pasi përfaqësuesi i Listës Guxo në Feriaj,  Balton Dërguti, ka thënë se nuk do të garojnë me VV-në në një listë të përbashkët për këtë komunë.

Por, sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, s’ka plasaritje.

“Informatat të cilat i posedojë nga njerëzit kryesor të partisë, nuk ka asnjë plasaritje, nuk ka asnjë problem rreth vendimmarrjes që mund të dalin në media e të thuhet se mund të ketë plasaritje. Nuk ka asnjë plasaritje, sa i përket lëkundjes së koalicionit”, tha Bajqinovci në T7.

Pas largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, krijoi një listë “Guxo”.

Pastaj garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes të cilët siguruan shtatë ulëse në Kuvend.

Osmani, u bë presidente e Faton Peci e Donika Gërvalla morën poste ministrash.

Kjo e fundit është edhe zëvendëse e kryeministrit Albin Kurtit.

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar nga Kurti që ta shkarkojë Gërvallën.

Kjo për shkak që siç e cilëson PDK “skandaleve diplomatike”.

Por, nga VV thonë se “s’ka përplasje” ndërmjet LVV-së e Guxo. /Insajderi.com