Bajqinovci: PDK-së i funksionon truri vetëm për mashtrim

Bajqinovci: PDK-së i funksionon truri vetëm për mashtrim

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se PDK-së i ka vdekur çdonjë ndjenjë për këtë vend. Ai përmes Facebook ka thënë se njerëzve të PDK-së u funksionon truri vetëm për mashtrim dhe për euro.

“Njerëz, Prishtina e dinë shumë mirë që MMPH’në ju e kontrolloni qe 10 vite. E keni të kapur këtë administratë krejtësisht në MMPH. Njeriun që i ka nënshkruar vendimet lidhur me ankesat në MMPH për çështjen e kushteve ndërtimore, e keni vendosë JU”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Bajqinovci ka thënë se personi është aktivist i fshehtë i PDK-së dhe që i ka shkaktuar 50% të veprimeve të kundërligjshme tek Liqeni.

“Por, Prishtina nuk i ka hangër ndonjëherë foret e PDK-së”, ka përfunduar Bajqinovci.