Bajqinovci: Selmanaj e ka vendin në Beograd e jo në Qeverinë e Kosovës

Bajqinovci: Selmanaj e ka vendin në Beograd e jo në Qeverinë e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë  se nuk do ta lejojnë që në Kuvendin e Kosovës të zhvillojë veprimtarinë e tij, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, për shkak të deklaratave për personat e pagjetur, njofton Insajderi.

Bajqinovci tha se Selmanaj “e ka vendin në Qeverinë e Beogradit dhe jo në Qeverinë e Kosovës”.

“Nuk do ta lejojmë në Kuvend, ai nuk duhet ta marrë më fjalën në Kuvendin e Kosovës. Ai është zv/kryeministër, por me atë fjalor mund të jetë në qeverinë e Vuçiqit e jo këtu”, tha Bajqinovci në emisionin “Frontal”.

Ai shtoi se deklarata e tij për të pagjeturit është e pafalshme, teksa shtoi se “me këtë nuk bëhet hajgare, është çështje e ndjeshme e popullit tonë”.

Deputeti i LVV-së tha se nëse është lodhë Selmanaj le “të bëhet zv/kryeministër në qeverinë e Beogradit”.

“Ky njeri nuk e ka vendin këtu, sa më shpejt që të largohet ky person është aq më mirë për vendin”, shtoi ai./Insajderi.com