Bajraktari i reagon Kurtit për animin e tij në zgjedhjet në Amerikë

Bajraktari i reagon Kurtit për animin e tij në zgjedhjet në Amerikë

Biznesmeni shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA dhe njëri prej përfaqësuesve të lobit politik shqiptar, Harry Bajraktari, ka thënë se udhëheqësit politikë shqiptarë nuk duhet të mbajnë anë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke aluduar kështu në veprimin e fundit të Albin Kurtit, i cili e postoi një video duke kërkuar që të votohet Joe Biden si president i ri i Amerikës.

“Udhëheqësit politikë shqiptarë në Ballkan nuk duhet të mbajnë anë në zgjedhjet presidenciale në SHBA”, thotë Bajraktari në një editorial të publikuar në IllyriaPress, transmeton Insajderi.

“Udhëheqësit politikë shqiptarë nuk duhet të përzihen në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Duhet t’ia lënë popullit amerikan që të vendosë dhe të respektojnë zgjedhjen e tyre. Nga një anë, këto deklarata nuk kanë shumë peshë, sepse shumica e shqiptaro-amerikanëve e kanë vendosur me kohë se për kë do të votojnë. Nga ana tjetër, nëse fiton kandidati tjetër mund të krijohen situata të pakëndshme e të panevojshme”, shkruan ai./Insajderi.com.