
Bajram Gecaj ia ka dorëzuar Xhelal Sveçlas detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme.
Ai e njoftoi Sveçlan për sfidat e mëdha që e presin në krye të kësaj ministrie.
Xhelal Sveçla, mori përsipër Ministrinë e Brendshme vitin e shkuar, pas shkarkimit të Agim Veliut nga Albin Kurti.
Gjatë kohës sa qeveriste, Sveçla u kritikua për qasjen e tij si ministër – sidomos gjatë kohës sa Behgjet Pacolli dëshironte të kthehej në Kosovë në një kohë kur masat anti-COVID ishin të shumta. /Insajderi.com