
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka lajmëruar përmes një njoftimi për konferencë për media, se operacioni i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, është kryer me sukses.
Për këtë arsye, ata kanë paralajmëruar një konferencë në orën 18:30 pas operacionit neurokirurgjik ndaj ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.
Në konferencë do paraqiten drejtori i përgjithshëm dr. Curr Gjocaj, operatori kryesor, dr. Arsim Morina, dr. Eshref Osmani dhe zv. ministri i shëndetësisë, dr. Rrushtem Musa.