Bajram Rexhepi vazhdon të qëndrojë në komë, por në gjendje më stabile

Bajram Rexhepi vazhdon të qëndrojë në komë, por në gjendje më stabile

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi vazhdon të mbetet në komë. Por gjendja e tij shëndetësore, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, vazhdon të jetë më stabile. Rexhepi tash e disa javë është duke marrë trajtim shëndetësor në një spital të Turqisë.

Zëvendësministri në Ministrinë e Shëndetësisë, Rrustem Musa, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë, mirëpo ai është jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tij është pak më stabile por vazhdon të jetë e rëndë”, ka thënë Musa për Express.

Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka pësuar sulm në tru rreth një muaj më parë.

Ai për disa ditë ka qëndruar nën kujdesin intensiv në QKUK. Ambasada turke ka hequr shpenzimet për dërgimin e Rexhepit për shërim në Turqi.