ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka deklaurar se dy personat e dyshuar për avullimin e 2.1 milionë euro vitin e kaluar janë në burg.
Ndërsa, përfituesit e atyre mjeteve gjenden në hetime nga shteti.
“Vjedhja e Thesarit shënon rastin e parë në Kosovë ku gjithçka është duke u zbardhur. Dy persona janë në burg – zyrtari i MF i cili ka punuar në Thesar nga viti 2011 dhe pronari i kompanisë. Përfituesit tjerë janë nën hetime”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Vetë ministrja e kishte denoncuar rastin në Polici.
Premtoi se mjetet do të kthehen në buxhetin e Kosovës, pasi mjetet financiare janë gjurmuar e shumica llogarive janë bllokuar.
“Organet e drejtësisë NUK do të dështojnë në këtë rast sepse çdo gjë DIHET. Besoj që Prokuroria të dalë sa më shpejtë me sqarime shtesë dhe informacione më të detajuara rreth këtij rasti”, vazhdoi Bajrami.
Hykmete Bajrami shtoi se gjithëmonë do t’i denoncojë plaçkitësit e parave të shtetit. /Insajderi.com
Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, gjithë përfituesit nën hetime
Vjedhja e Thesarit shënon rastin e parë në…
Posted by Hykmete N. Bajrami on Wednesday, 24 February 2021