Bajrami: Kosova ka monopol në tregun e energjisë

Bajrami: Kosova ka monopol në tregun e energjisë

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka shqyrtuar Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2017 si dhe Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Projektligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Hykmete Bajrami tha se në Kosovë ka monopol të energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.

“Kemi ankesa të vazhdueshme të bizneseve kosovare lidhur me kategorizimin që e bën KESCO. Unë mendoj që nuk ka liberalizim të tregut, sepse nëse do të ekzistonte edhe operatorët tjerë do të gjenin konsumatorë. E verteta është që ka monopol në tregun e energjisë së vendit. KEDS është pronar i KESCO-s, prandaj duhet të jemi real”.

Arsim Janova, ushtrues detyre i kryetarit të Bordit të ZRRE-së, tha se ZRrE ka nxjerr udhëzues për liberalizim të tregut të energjisë.

Në bazë të ligjeve të reja të energjisë, në janar të vitit 2017 ZRrE ka nxjerrë udhëzues për liberalizim të tregut të energjisë. Për furnizim të konsumatorëve me energji elektrike janë të licensuara 3 operatorë: GSA, HEP dhe KESCO, dhe vetëm KESCO është funksionale. ZRrE gjatë vitit 2017 ka bërë përshtatjen e re për të hyrat maksimale. Nga data 1 prill ZRrE ka ndryshuar strukturën tarifore, ka dërguar tarifat verë-dimër.