Bajrami: Kundër hajnave edhe me Guardia di Finanzia

Bajrami: Kundër hajnave edhe me Guardia di Finanzia

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se sot, Gurdia di Finanza bashkë me Ambasadorin italian z. Nicola Orlando kanë vizituar Ministrinë e Financave, më të cilët kanë biseduar për një projekt të mundshëm në mes Gurdia di Finanza, ATK-së, Doganës dhe NJIF, projekt ky që do të financohej nga BE, njofton Insajderi.

Sipas saj “qëllimi i këtij bashkëpunimi është luftimin i evazionit, informalitetit, kontrabandës, pastrimit të parave dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme që dëmtojnë financat publike”.

Tutje Bajrami ka thënë se gjatë këtij takimi fillimisht kanë rënë dakord që të identifikohen fushat ku mund te bashkëpunojnë tutje.

“Në atë takim jemi pajtuar që institucionet tona të identifikojnë fushat ku dëshirojnë bashkëpunim, gjë të cilën e kanë bërë me kohë.

Pas vjedhjes në Thesar, në cilësinë e Ministres së Financave i kam dërguar letër ambasadorit Italian, që në fusha të bashkëpunimit të përfshihet edhe Thesari, me theks auditimi në Thesar, por edhe ngritja e nivelit të sigurisë dhe integritetit të sistemit. Njëherit kam kërkuar nga ambasadori i BE-së z.Tomas Szunyog edhe mbushjen financiarë nga BE që Gurdia di Finaza të auditojë Thesarin”./Insajderi.com