Bajrami me lajm të keq: Duhet rishikim të buxhetit për ekzekutim të pagesave tjera

Ministrja e Financave ka thënë se duhet rishikim i Buxhetit për ekzekutime tjera të pagesave.

Bajrami me lajm të keq: Duhet rishikim të buxhetit për ekzekutim të pagesave tjera

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se pagesat e Pakos Emergjente janë peng i rishikimit të Ligjit per Buxhetin.

“Kështu për momentin implementimi i masave është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa në momentin kur kalon rishikimi i Buxhetit në Kuvend, përgjegjësia është të Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për masat në mbeshtetje të sektorit privat dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për masën numër 15”, ka shkruar ndër tjerash Bajrami.

Kuvendi i Kosovës ka mospajtime për votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare që do të siguronin të ardhura financiare, poashtu shteti ka dy mekanizma për të kaluar kriza e pandemise; Pako Emergjente dhe Pako për Rimëkëmbje Ekonomike, por këto kërkojnë rishikim te buxhetit. /Insajderi.com/

Ky është sqarimi i saj i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Kanë ardhur shumë vërejtje në adresë të Ministrisë së Financave për mos implementim të masave të pakos emergjente.
Dua të ju bëj me dije disa gjëra.

E para; sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Financave është përgjegjëse për sigurimin e buxhetit për implementim të plotë të pakos emergjente dhe ekzekutim të pagesave përmes Thesarit sipas kërkesave që bëjnë ministritë e linjës.

Me lejoni të ju njoftoj se Ministria e Financave ka gjetë burime financiare për implementim të të gjitha masave të pakos paraprake dhe për masat e reja për rimëkëmbje ekonomike POR këto mjete financiare mund të shpenzohen vetëm pasi të kalojë rishikimi i Buxhetit.
E dyta; sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ministria e Financave nuk është përgjegjëse për aprovim të aplikacioneve/kërkesave. Për aprovim të aplikacioneve për të gjitha masat që kanë të bëjnë me masat për sektorin privat janë komisioni ndërinstitucional, i cili e ka përfunduar punën e tij në plotëni, është përgjegjëse Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për aprovim final të listave dhe te Ministria e Financave thjeshtë vjen kërkesa për ekzekutim e cila Thesarit i merr vetëm disa orë për ekzekutim.
Ndërsa për masën numër 15 përgjegjëse është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave vetëm ekzekuton pagesat.

Kështu për momentin implementimi i masave është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa në momentin kur kalon rishikimi i Buxhetit në Kuvend, përgjegjësia është të Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për masat në mbeshtetje të sektorit privat dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për masën numër 15.

Ju faleminderit!