Bajrami: Përmirësimi i situatës me covid-19 dhe rimëkëmbja ekonomike janë meritë e ish-qeverisë Hoti

Bajrami: Përmirësimi i situatës me covid-19 dhe rimëkëmbja ekonomike janë meritë e ish-qeverisë Hoti

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë po ndodh shumë më shpejtë se që është parashikuar dhe për këtë ajo meritat ia atribuon ish-qeverisë Hoti, shkruan Insajderi.

Bajrami është shprehur se as rënia e numrit të rasteve të infektuara me COVID-19 e as rimëkëmbja ekonomike nuk është meritë e Qeverisë Kurti.

Ajo me tej, tha se Qeveria Hoti ka bërë çdo gjë që të mos këtë mbyllje totale.

“Qeveria Kurti ka marrë mandatin më 22 mars dhe si mundeni të krenoheni me programin ekonomik. Ne bëmë çdo gjë që të mos ketë mbyllje totale. Rimëkëmbja po ndodh shumë më shpejt se që e kemi parashikuar, pikërisht për shkak të masave që kemi marrë”, ka theksuar ajo.

Tutje Bajrami ka thënë se ish-qeveria Hoti ka ndarë drejtpërdrejt mbi 285 milionë euro për qytetarët, bizneset e institucionet, por që Qeveria Kurti nuk ka marrë masa në këtë drejtim.

“Menjëherë pas marrjes së mandatit, ne kemi vazhduar me implementimin e masave. Në qeverinë e mëhershme janë nënshkruar disa marrëveshje. Vetëm gjatë vitit 2020 nga buxheti i Kosovës drejtpërdrejtë janë dhënë 285.5 milionë euro. 33.9 milionë euro në paga dhe shtesa, rreth 23.7 milionë në mallra dhe shërbime, 200 mijë euro në shpenzime komunale. Edhe ne do të kishim pasur dëshirë të jepnim më shumë por këto kanë qenë kapacitetet”, ka shtuar ajo./Insajderi.com