Bakoyannis në takim me Kurtin përsëritë mbështetjen e Greqisë për liberalizimin e vizave

Bakoyannis në takim me Kurtin përsëritë mbështetjen e Greqisë për liberalizimin e vizave

Kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis, ka ripërsëritur mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, në takimin me kryeministrin Albin Kurti.

“Kryetari Bakoyannis shprehu bindjen se zbatimi i reformave të nevojshme në Kosovë, në përputhje me rekomandimet e BE-së, do të fuqizojë perspektivën evropiane të Kosovës. Ai përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa, Kurti e ka vlerësuar nivelin aktual të marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht me Athinën, dhe shprehu interesin që të zgjerohet edhe më tej ky bashkëpunim.

Ndër tjerash, Kurti e Bakotannis kanë diskutuar edhe për pandeminë, bashkëpunimin në fusha të ndryshme./Insajderi.com