Balaj-Halimaj – qumështarëve: Po bëjmë të pamundurën për t’ju ndihmuar

Balaj-Halimaj – qumështarëve: Po bëjmë të pamundurën për t’ju ndihmuar

Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimaj, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës i kupton shqetësimet e fermerëve dhe prodhuesve të qumështit dhe po bën të pamundurën që t’u dilet në ndihmë.

Ajo në Facebook ka shkruar se nuk mund të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik pa fuqizimi të prodhuesve vendorë dhe sektorit privat.

“Vendimi i ministrit Krasniqi për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës është në kuadër të vendimeve që ministri po i merr për mbrojtjen e konsumatorit”, ka përfunduar Balaj-Halimaj./Insajderi.com