Balaj: Qeveria garanton se do të gjejë zgjidhje që deri nesër të zhbllokohen llogaritë e Telekomit

Balaj: Qeveria garanton se do të gjejë zgjidhje që deri nesër të zhbllokohen llogaritë e Telekomit

Kryetari i Federatës Sindikale të Telekomit, Lamih Balaj, ka thënë se deri nesër Qeveria duhet të gjejë zgjidhje për çështjen e Telekomit dhe se pret që të premten të zhbllokohen llogaritë, njofton Insajderi.

I ftuar në “Interaktiv” të KTV-së, Balaj tha se pas takimit me kryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë ku u kërkoi zhbllokimin e llogarive, sot ka pasur një kontakt tjetër prej së cilës ai shprehet se nesër do të kthehen ato.

“Sot prapë kam kontaktu me zyrën e kryeministrit dhe i është dërgu prapë një shkresë pronarëve të ish-Z-Mobile, ku qeveria është garantues. Besoj që shteti seriozisht e ka marrë punën e Telekomit dhe ish dashtë që nesër t’i kthejë xhirollogaritë e Telekomit dhe mos me leju me ndodhë më ndodhë më e keqja, me u tërheqë mjetet nga xhirollogaria sepse pos operimeve që mundet me pasë, janë edhe pagat e punëtorëve”, tha ai.

Balaj ka thënë se qeveritarëve u ka bërë të ditur se nëse kthimi i llogarive nuk ndodhë, sindikata do të ndërmarr hapa kundërshtues. /Insajderi.com