Bali Muharremaj përsëri kandidat për kryetar të Suharekës

Bali Muharremaj përsëri kandidat për kryetar të Suharekës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kandiduar sërish Bali Muharremaj për kryetar të Suharekës.

Këtë e ka konfirmuar vetë kryetari aktual, Bali Muharremaj.

“Në ditë të vështira të vërshimeve, ne bashkë ia dolëm ta rikthejmë situatën me rindërtime nga e para”, ka shkruar ai në Facebook.

Suhareka është një nga shtatë komunat ku AAK qeverisë.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, beson se do t’i fitojnë komunat në të cilat triumfuan katër vite më parë.

Por, synon edhe të tjera. Në Prishtinë AAK ka kandiduar Daut Hardinajn, ndërsa në Podujevë, Besnik Tahirin. /Insajderi.com