Balje thotë se do ta votojë Osmanin për presidente

Balje thotë se do ta votojë Osmanin për presidente

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, ka konfirmuar se do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente të vendit, përcjell Insajderi.

Ajo ka thënë se takimi i zhvilluar të martën me Osmanin dhe kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë kontruktiv.

“Unë do ta votoj për presidente zonjën Osmani. Nuk kemi pasur nevojë të bisedojmë për kushtet sepse menjëherë kemi marrë dritën e gjelbër për shumicën e kërkesave që unë kam pasur për boshnjakët këtu në Kosovë”, ka deklaruar Balje para mediave.

Ndërkohë, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti gjatë së martës kanë takuar edhe përfaqësues tjerë të partive të komuniteteve jo-shumicë./Insajderi.com