Kryetari i Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes Shoqërore Gazetare “Rilindja”, Behlul Jashari, përmes një komunikate për medie ka shpërndarë ballinën e gazetës së vetme shqiptare në Kosovë para 25 vjetësh, "Bujku".
“Mbi 99 për qind e votuesve për sovranitet shtetëror”, ishte titulli i artikullit të “Bujkut”, një ditë pasi shqiptarët e Kosovës kishin votuar për ndarje nga Jugosllavia, më katër tetor 1991.
“Gazeta e vetme e përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë, “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, gazetë e rezistencës me orientim të fuqishëm properëndimor euroatlantik e pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci dilte nga 18 janari i vitit 1991, pasi me dhunë ishte ndaluar gazeta tradicionale kosovare Rilindja. Që atëherë nisën edhe bashkëpunimet me ATSH-në, nga e cila merrnim e botonim informacione në gazetën “Buku” dhe kështu u themeluan bashkëpunimet e para të mediave Shqipëri-Kosovë”, thuhet në kumtesën e Behlul Jasharit. /Insajderi.com