Agjenda plenare e Parlamentit Evropian për këtë javë nuk përmban edhe zhvillimet në Ballkan, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur sot raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon përmes një postimi në Twitter.
Megjithatë, Von Cramon ka njoftuar se është duke i përcjellur zhvillimet për së afërmi.
“Këtë javë, Ballkani Perëndimor nuk është në agjendën plenare në Parlamentin Evropian, por unë vazhdoj t’i përcjell zhvillimet. Dje dhashë intervista për N1 dhe RTCG, duke i komentuar lajmet nga Serbia, Kosova dhe rezultatet e zgjedhjeve historike në Mal të Zi”, ka shkruar ajo. /Insajderi.com