Banorët ankohen për reduktime të gjata të ujit në Prishtinë – Ujësjellësi rajonal e mohon

Banorët ankohen për reduktime të gjata të ujit në Prishtinë – Ujësjellësi rajonal e mohon

Në komunën e Prishtinës disa lagje kanë janë përballur me reduktime të ujit.

Banorët e lagjeve “Lakrishtë”, “Dardania”, “Tophane” dhe rruga “Haxhi Zeka” në Prishtinën e vjetër sot nuk kanë pasur ujë për arsye të disa efekteve.

Derisa disa banorë kanë thënë se ndërprerje të ujit kanë pasur që nga ora 9 e mëngjesit, një gjë e tillë është mohuar nga zëdhënësja e ujësjellësit rajonal “Prishtina” Arjeta Mjeku, e cila tha se nuk ka pasur reduktime më shumë se 2 orë.

Ajo tha se për shkak të disa defekteve, disa lagje kanë pasur reduktime, por që sipas saj, të gjitha janë sanuar dhe të gjitha lagjet kanë furnizim me ujë.

“Lagjja “Lakrishtë” dhe “Dardania” kanë pasur mungesë të ujit një orë e gjysmë për shkak të një defekti që është paraqitur aty, dhe punëtorët kanë punuar për një orë e kanë kryer dhe është rikthyer furnizimi. Pastaj ka qenë një defekt tjetër në lagjen “Tophane” dhe një defekt tjetër në rrugën “Haxhi Zeka” komplet rruga, dhe të gjitha kanë përfunduar, janë sanuar deri në orën 15″, ka thënë Mjeku.

Sipas saj, tashmë gjithçka i është kthyer normalitetit furnizimit me ujë. Këto dyja për dy ose tri orë kanë përfunduar dhe tash kanë furnizim.