
Banorët e lagjes ‘Emshir’ vazhdimisht janë ankuar se në këtë lagje po kryen vjedhje të shumta, shkruan Insajderi.
Madje, ata kanë arritur të zbulojnë identitetin e njërës prej kryesve të kësaj vepre, e cila po del të jetë femër.
Në pamjet dërguara në adresë të Insajderit, shihet se njëjta grua përcjell me përpikëri situatën brenda një kompleksi banesorë në dy raste, dhe tjetrin në një market.
Fotoja e së njëjtës është publikuar edhe në një grup “Albanian Girls” në rrjetin social Facebook.
Një femër ka shkruar se me 8 mars është vjedhur, nga po e njëjta grua që shihet në pamje, teksa pas postimit të saj, ka pasur komente të shumta –edhe nga anëtare të këtij grupit, të cilat kanë thënë se edhe ato janë vjedhur nga po i njëjti person (grua).
Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për vjedhjet që po ndodhin në këtë pjesë të kryeqytetit, të njëjtit kanë konfirmuar së një femër është arrestuar në lidhje me rastin.
“Gjate këtij muaji, kemi pranuar informatën për dy raste të ndara në atë lokacion. Menjëherë njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë kanë ndërmarr një varg veprimesh hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar (femër). Ndaj saj është iniciuar rasti vjedhje, i cili në koordinim me prokurorinë përkatëse, pas kompletimit do të procedohet me tej”, thuhet në përgjigjen e Policisë./Insajderi.com
Hajnat bëjnë kërdinë në ‘Emshir’ të Prishtinës – banorët e tmerruar, po na vjedhin gjithçka