
Banorët e Drenasit nesër (e mërkurë) do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një njoftimi në Facebook.
Ujësjellësi njofton se ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve teknike nga Ndërmarrja “Iber Lepenc” në Bivolak.
“Ndërprerja e ujit do bëhet nga ora 10:00 deri në 20:00”, thuhet në njoftim./Insajderi.com