
Banorët e “Lagjes së Spitalit” në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm, për shkak të një rrjedhje në rrugën “Holgen Petersen”, njofton Insajderi.
Lajmi është bërë i ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” tutje bën të ditur se furnizimi me ujë rikthehet pas përfundimit të sanimit./Insajderi.com