Banorët e Mejës tentojnë t’i ndalojnë politikanët të bëjnë homazhe

Banorët e Mejës tentojnë t’i ndalojnë politikanët të bëjnë homazhe

Fshati Mejë i Gjakovës që çdo vit kujton tmerrin kur 376 persona u vranë nga forcat paramilitare serbe dhe disa të tjerë vazhdojnë të mbesin të zhdukur, banorët shprehen tejet të dëshpëruar me gjendjen e varrezave.

Liderë shtetëror dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, kanë vizituar sot këto varreza, por banorët kanë tentuar që mos t’i lejojnë të bëjnë homazhe.

Për këtë mënyrë të protestës së banorëve është dashur të intervenojë edhe Policia e Kosovës.

Familjarët e pakënaqur me trajtimin e varrezave në Memorialin e Martirëve në Meje.Disa prej tyre dëshironin mos pjesmarrjen e disa politikaneve qe premtuan qe 19 vite rregullimin e varrezave.U desh nderhyrja e policise e me vone edhe asaj speciale qe ti qetsoje gjakrat.Shperndajeni nese edhe ju jeni te pakenaqur me trajtimin e varrezave.

Posted by Gjakova Sot on Friday, 27 April 2018

Haradinaj u zotua se do të angazhohet për rregullimin e Kompleksit Memorial, përmes së cilit tha se do t’i tregohet botës për të vërtetën e përjetimeve të këtij populli.

Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës ka vendosur lule tek përmendorja në Prishtinë e dedikuar për personat e zhdukur me rastin e Ditës së të Pagjeturve.

Ai kërkoi nga institucionet në Serbi që të japin të dhëna për 1600 trupat e pagjetur, bashkë edhe me zbardhjes e autorëve të krimit