Bujq të zemëruar në Meksikë kanë rrëmbyer kryebashkiakun e fshatit të tyre dhe e kanë lidhur për një makine duke e tërhequr zvarrë nëpër rrugët e fshatit pasi kanë thënë se ai nuk i ka përmbushur premtimet kryesore zgjedhore.
Policia ka intervenuar për ta liruar Jorge Luis Escandon Hernandezin, i cili nuk ka pësuar lëndime të rënda nga kjo ngjarje, raporton “The Independent”.
Një grup protestuesish të armatosur me shkopinj gjemborë dhe me gurë ndaluan kryebashkiakun e Las Margaritas dhe e lidhën atë në pjesën e prapme të një kamionete dhe e tërhoqën zvarrë nëpër rrugët e fshatit, sipas ueb-faqes lokale të lajmeve “El Heraldo de Mexico”, transmeton Koha.net.
Pamjet e sulmit tregojnë burrin duke u tërhequr nëpër rrugë, me një turmë që e ndjek nga pas.
Ky ishte sulmi i dytë i fermerëve që kërkojnë nga ai t’i realizojë premtimet e fushatës së tij për të rregulluar një rrugë lokale dhe t’u sjellë ujë të pijes e rrymë komunitetit prej rreth 500 banorëve.
Në një incident të mëhershëm katër muaj më parë, një grup burrash demoluan zyrën e tij pasi u futën aty dhe e gjetën të zbrazët.
Tetë orë pas incidentit, kryebashkiaku u paraqit në sheshin qendror në Las Margaritas dhe mbajti një fjalim, duke mbajtur përgjegjës liderët e komunitetit Santa Rita dhe duke thënë se ai nuk do të frikësohet nga ky akt.
Kryebashkiakët dhe politikanët lokalë në Meksikë vazhdimisht janë të targetuar nga bandat e drogës kur refuzojnë të bashkëpunojnë apo të pranojnë mito.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se 10 persona janë lënduar në këtë incident dhe 11 janë arrestuar.
Hernandez tha se këtë veprim e sheh si tentim-rrëmbim dhe tentim-vrasje dhe do të ngre padi.