Banorët kësaj lagje thonë se nuk ka pasur investime që nga viti 1975

Banorët kësaj lagje thonë se nuk ka pasur investime që nga viti 1975

Që nga viti 1975, në një lagje të Ferizajt, sipas banorëve, nuk është investuar asgjë.

Rruga “Fazli Adrishaj”, e cila është shumë afër me qendrën e qytetit, vazhdon të përballet me mungesë të infrastrukturës, raporton KTV.

Banorët thonë se e kanë të vështirë jetesën në këtë lagje.

Ata tregojnë se ka vite që i kanë adresuar kërkesat e tyre në komunë, por përveç premtimeve, nuk është bërë asgjë konkrete.

Mungesën e investimeve në këtë lagje po e kritikon edhe opozita në këtë komunë.

Ndërkaq, në Komunën e Ferizajt thonë se projekti që parasheh rregullimin e të gjitha rrugëve është në fazë të prokurimit dhe pritet që shumë shpejt të finalizohet.

Banorët, sikundër dhe opozita në këtë komunë, kanë akuzuar pushtetin lokal se investimet po bëhen vetëm në pjesët ku banojnë përkrahësit e partisë në pushtet, gjë e cila është mohuar nga pushteti lokal.