Banorët shqiptarë të Kllokotit diskriminohen nga kryetari, ju premtoi shkollë e asfalt

Banorët shqiptarë të Kllokotit diskriminohen nga kryetari, ju premtoi shkollë e asfalt

Banorët e “Lagjes së Re” të Kllokotit kanë protestuar sot para objektit të Komunës pasi që janë duke e ndjerë vetën të diskriminuar vetëm pse ata janë shqiptarë.

Banorë të kësaj lagje kanë thënë se atyre ju është premtuar, ndriçim, asfalt dhe shkollë mirëpo asnjëra prej këtyre premtimeve nuk është përmbushur.

“Është protesta e tretë që vim këtu na ka premtu drita edhe asfllat është e vetmja lagjja jonë që u nda prej dritave, që u nda prej asfaltit, na kanë premtuar shkollë asnja nuk janë bo, ato janë veç fjalë”, ka thënë njëri prej banorëve të kësaj lagje për T7.

Protestuesit sot kanë kërkuar që të takohen me kryetarin e komunës, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe, Bozhidar Dejanoviç mirëpo ai nuk ka qenë në zyrë. Sipas T7 ai nuk kishte qenë aty pasi që thuhet se ai ishte duke marr pjesë në mitingun e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

“Ky as në zyre nuk na pranon, i thotë sigurimit mos mi leh, arsyeje veç pse jena etnikisht shqiptar të pastërt”, ka thënë njëri prej banorëve.