Baraliu: Arben Vitia të marrë masa të rrepta me mbyllje urgjente

Baraliu: Arben Vitia të marrë masa të rrepta me mbyllje urgjente

Analisti Bleron Baraliu, ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që të marrë masa të rrepta për të ulur numrin e rasteve pozitive me Coronavirus, njofton Insajderi.

Këtë kërkesë Baraliu e shtroi me anë të një postimi në Facebook, ku tha se pas rritjes së numrit të rasteve pozitive gjatë ditëve të fundit, duhet të ketë mbyllje urgjente.

“800+ raste, 13 vdekje/ditë mesatare! Qeveria, me Arben Vitia në detyrë, duhet të bëjë një mbyllje urgjente, të rreptë dhe me detyrim dicipline për 10-14 ditë.  Mbyllje të të gjitha aktiviteteve e bizneseve përveç atyre më esenciale”, ka shkruar Baraliu.

Baraliu thotë se Qeveria duhet të marrë përgjegjësi për rritjen e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

“Çfarë po ndodhë me COVID është një vrasje nga shteti dhe vetëvrasje kolektive. Qeveria duhet të marrë përgjegjësi, jo më së paku sepse edhe vetë është përgjegjëse për këtë situatë të rëndë”, ka shkruar ai. /Insajderi.com