Analisti, Bleron Baraliu, ka dhënë një rezultat final se sa deputet do të kenë subjektet politike, njofton Insajderi.
Në bazë të matematikës finale të Baraliut, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 56 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 20 deputet, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputet, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës nëntë deputet.
Baraliu theksoi se partia e Kurtit ka gjasa që 15 për qind ta ngritë numrin në 57 deputet dhe vetëm një për qind janë gjasat që të bie numri nën 55 deputet.
“LDK është e fiksuar në 15, AAK do të ulej në 8 nëse VV shkon në 57, dhe PDK në 19 nëse VV merr rreth 80% të votave të diaspores (më pak se 2% shanse për këtë …)”, ka shtuar ai.
Ndërsa, tha se pasi të fillojë numrimi i votave të diasporës do të ketë rezultat të saktë. /Insajderi.com