Barnat që premtojnë të shpëtojnë nga Covid 19 shiten në tregun e zi

Barnat që premtojnë të shpëtojnë nga Covid 19 shiten në tregun e zi

Një hulumtim i BBC ka treguar që barna që përdoren për të kuruar pacient me Covid 19 në Indi si remdesivir dhe tocilizumab, janë duke u shpenzuar shumë shpejt përderisa po shiten në tregun e zi në Delhi, raporton Insajderi.

Xhaxhai i Abhinav Sharma u pranua në spital me temperaturë të lartë dhe probleme me frymarrje, pak kohë pasi u vërtetua që kishte dal pozitiv në testin e Covid 19.

Doktorët i thanë të trajtohej me remdesivir, një lloj bari që është aprovuar në Indi për të trajtuar Koronën.

Por sigurimi i këtij medikamenti përbën problem në vete. Pas shumë thirrjesh private, në pamundësi për ta gjetur medikamentin në barnatore apo spitale, zoti Sharma pagoi shtatë herë shumën e zakonshme për të.

Kërkesa për remdesivir është rritur për shkak të faktit që ky medikament ka arritur të shkurtojë zgjatjen e simptomave të Covid nga 15 në 11 ditë.

BBC raporton se në shumë raste familjarët e pacientave kanë shpenzuar kursimet jetësore për të siguruar remdesivir për familjarët e infektuar./Insajderi.com