Fushata apeluese e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për mbajtjen e maskave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar edhe njëherë qytetarët që të vendosin maska.
Të hënën, Policia e Kosovës ka dalur nëpër sheshet e Prishtinës për të monitoruar mbajtjen e maskave nga qytetarët nëpër rrugë dhe ambiente të mbyllura.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është takuar me drejtorin e Policisë se Kosovës, Rashit Qelaj ku u zotuan se Policia duhet të ndëshkojë me gjoba qytetarët që nuk respektojnë udhëzimet shëndetësore.
“MASKA ËSHTË OBLGIATIVE”, ka qenë vazhdimisht insistimi apelues i Institutt Kombëtar të Shëndetit Publik.
Në një reagim tjetër në Facebook është paraqitur një mesazh se “Bartja e maskës nuk është turp, por trimëri”. /Insajderi.com/