
Ushtruesi i detyrës së kryetari të Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka thënë se sot është testi i parë mbas zgjedhjeve të përgjithshme për këtë subjekt, pasi është duke u mbajtur Kuvendi Zgjedhor për kryetarin e ri të partisë, shkruan Insajderi.
Basha në llogarinë e tij në Facebook ka shtuar se Partia Demokratike është gati për të vazhduar betejën deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi”.
“Sot është testi i parë pas masakrës zgjedhore. Ne sot tregojmë vlerat, forcën dhe bashkimin tonë. Partia Demokratike është gati për të vazhduar betejën deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi”.
Ai me tej, ka thënë së “demokratët janë gati të luftojnë̈ për ndryshimin, për demokracinë, për Shqipërinë”./Insajderi.com