Basha flet për akuzat se “e hetoi UÇK’në në Shtëpinë e Verdhë”

Basha flet për akuzat se “e hetoi UÇK’në në Shtëpinë e Verdhë”

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, është deklaruar rreth hetimeve në Shtëpinë e Verdhë, për çka është akuzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, se ka hetuar UÇK-në dhe ka drejtuar hetime për këtë shtëpi.

Basha i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, deklaroi se nuk ka pasur asnjë provë të vetme për atë shtëpi.

Ai theksoi se është nip Kosove dhe se kur gjyshërit e tij iknin nga masakrat e serbëve, të afërmit e Edi Ramës shkonin në ish-Jugosllavi.

“Unë jam nip Kosove, një gjysh i imi është nga Mitrovica e gjyshja nga Gjilani. Jam rritur me tregimet e dhimbshme të masakrave serbe…”

“Nuk ka pasur asnjë provë për të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë. Nuk e përmend askush në Europë, por e flet Rama dhe Ministria e Jashtme e Rusisë. Këto janë akuza të ricikluara. Sot Kosova ka nevojë për solidaritet e patriotizëm e jo për të ngulur thikën pas shpine”, ka thënë ai.

“Unë jam nip Kosove, një gjysh i imi është nga Mitrovica e gjyshja nga Gjilani. Jam rritur me tregimet e dhimbshme të masakrave serbe. Kam kontribuar për shtetin e Kosovës, për Rrugën e Kombit etj. Gjyshi im ka ikur nga Kosova nga masakrat serbe, ndërsa gjyshi i tij në të kohë Spiro Koleka shkonte në ish-Jugosllavi. Edi Rama goditi interesat kombëtare, tradhtoi Kosovën”, tha Basha. /Insajderi.com