Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar ndaj ish-emisarit special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi ky i fundit e quajti antiamerikan liderin e LVV-së, Albin Kurtin, njofton Insajderi.
Në postimin e Grenellit në Twitter, ku fliste kundër Kurtit, ka replikuar Basha, i cili i është drejtuar me fjalët “Ju nuk keni turp zotëri”.
Basha e ka akuzuar Grenellin se ka ndërhyrë në shumë procese, dhe se po e sulmon një lider që “ka shënuar fitore historike”.
“Ju ende keni guxim të komentoni në gjithçka pasi që jeni përfshirë gjithku? Dhe ndaj kujt? Ndaj një lideri që ka shënuar një fitore historike. Ti nuk ke turp zotëri. Jam i gëzuar që populli amerikan ua tregoi vendin”, ka shkruar Basha./Insajderi.com
You still have the guts to comment on anything after all you’ve been invloved? And to who? To a leader that just pulled a historic win.
You have no shame mister & I’m glad the american ppl showed ur place!
— Dimal Basha (@dimalbasha) March 2, 2021