
Pas vendosjes së një pankarte “Basha ik” në selinë blu, duket se pankarta po qarkullon edhe në degët e PD-së në rrethe.
Së fundmi ajo është vendosur në degën e PD-së në Korçë, ndërsa gjatë paradites ishte vendosur në degën e Shkodrës.
Kampi blu duket i përçarë me gjithë thirrjet e ish-kreut të kësaj partie Sali Berisha për ruajtjen e unitetit, shkruan gazeta Shekulli.
Së fundmi ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, që ka kundërshtuar procedurën për hapjen e garës për zgjedhjen e Kryetarit të ri të PD-së, zgjedhje që sipas dy nënkryetarëve Edi Paloka dhe Edmond Spaho do të mbahen më 22 Korrik.
Deri më tani garë janë përfshirë Lulzim Basha dhe Eduard Selami, ndërsa në ditët në vijim priten kandidatura të tjera. Në këto foto të publikuara nga “Balkanweb” shfaqen pankartat anti-Basha në rrethe.