Basha kërkon hetim transparent për vrasjen e Kodian Rashës

Basha kërkon hetim transparent për vrasjen e Kodian Rashës

Për zhvillimet e fundit në Shqipëri përsëri ka reaguar lideri i opozitës, Lulzim Basha”, i cili kërkoi hetim për rastin e vrasjes së Klodian Rashas-s, që kishte shkelur orën policore.

Basha, tregoi të premten për bisedën me komunitetin ndërkombëtar për situatën e krijuar pas protestave të dhunshme përmes të cilave po kërkohet përgjegjësi për mbytjen e të riut.

“Sot kam patur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit”, në Twitter.

Basha, ndërhyrjen policore në Tiranë e cilësoi si “brutalitet policor” dhe kërkoi ndaljen e  “dhunës policore”.

Kjo pasi sipas kreut të opozitës protesta është e garantuar me të drejtën për shfaqur pakënaqësi.

”Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht”, tha ai. /Insajderi.com